Shërbime gjuhësore e kulturore shqip - gjermanisht

Dienstleistungen rund um die albanische Sprache & Kultur

Historia jonë

Të dy u lindëm dhe u rritëm në Saksoni të Gjermanisë. Por që nga viti 1997 qendruam për gati një dekatë e gjysëm në Shqipëri.

Jeta jonë në Shqipëri filloi në një fshat të thellë malor në Mokër të Pogradecit. Puna e përditshme atje dhe jeta e përbashkët me banuesit e fshatit na dhanë mundësi të mësonim shpejt gjuhën sepse atëherë s’kishte njerëz aty që flisnin ndonjë gjuhë të huaj. Për këtë arsyje ne edhe shumë shpejt filluam të përkthenim për vizitorë të tjerë nga Gjermania dhe gjithashtu filluam me përkthimet tona të pare me shkrim.

 

Më vonë jetuam bashkë me djemtë tanë afër kufirit me Kosovën në Has të Shqipërisë. U njohëm me malësorët e veriut dhe me dialektin e tyre dhe gjithashtu u ndjemë shumë mirë atje.

 

Shpesh u pyetëm:

- A ka qënë i vështirë mësimi i shqipës për ju?

Kontakti i ngushtë me komshitë tanë dhe përjetimi i zemërgrohtësisë dhe i mikpritjes së tyre qoftë ne jug, qoftë në veri na e bërën shumë të lehtë të mësonim e të ushtronim shqipën.

 

Njohja e lidhja jonë me Shqipërinë, me kulturën edhe gjuhën e saj na kanë prekur thellë.

Kemi mësuar shumë prej miqve tanë shqiptarë.